Ukraina thotë se ka rrëzuar katër raketa ruse në rajonin e Lvivit - NACIONALE

Ukraina thotë se ka rrëzuar katër raketa ruse në rajonin e Lvivit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i administratës rajonale ushtarake në Lviv, në perëndim të Ukrainës, tha se sistemet kundërajrore ukrainase kanë rrëzuar raketa ruse, të cilat u hodhën të shtunën në mëngjes drejt këtij rajoni.

“Në mëngjesin e 16 prillit, raketa u hodhën drejt rajonit të Lvivit nga aeroplanët Su-35 të pushtuesve rusë. Njësitet e forcave raketore kundërajrore, Komanda Ajrore Perëndim e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës shkatërruan katër raketa”, tha guvernatori rajonal ushtarak, Maksym Kozytsky.

Ai gjithashtu pretendoi se aeroplanët, që i hodhën këto raketa, janë ngritur në qiell nga aeroporti i qytetit bjellorus, Baranovichi.

Bjellorusia është përdorur si trampolinë për shumë operacione ajrore të forcave ruse në Ukrainë, sipas inteligjencës së grumbulluar nga aeroplanët vëzhgues të NATO-s.

Ukraina më herët ka thënë se ka rrëzuar disa raketa që ishin hedhur drejt territorit të saj nga Bjellorusia.

Pasi Rusia dështoi që ta merrte nën kontroll territorin që e donte përreth Kievit, forcat ruse janë kthyer në Bjellorusi për t’u rigrupuar dhe për ripozicionuar.

Lajme të ngjashme