Ukraina thotë se ka kapur rreth 600 ushtarë rusë në Kursk - NACIONALE

Ukraina thotë se ka kapur rreth 600 ushtarë rusë në Kursk

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjenerali i Ukrainws, Oleksandr Syrskyi pretendon gjithashtu se 100 vendbanime janë kapur ndërsa forcat përpiqen të zmbrapsin kundërsulmin e Rusisw.

Ukraina ka kapur 594 ushtarë rusë gjatë operacionit të saj ushtarak tre-javor në rajonin e Kurskut dhe ka kapur 100 vendbanime brenda Rusisë, tha të martën komandanti i përgjithshëm i Kievit.

Gjenerali Oleksandr Syrskyi, siç raporton “The Guardian”, tha se Moska kishte ridislokuar 30,000 trupa në rajonin kufitar dhe ata po përpiqeshin të kundërsulmonin e të rrethonin forcat ukrainase, por këto përpjekje po zmbrapseshin.

Duke folur në një konferencë në Kiev, Syrskyi pranoi se një nga objektivat e inkursionit në Kursk ishte largimi i njësive luftarake ruse nga lindja e Ukrainës.

Lajme të ngjashme