Ukraina raporton për mbi tri kilometra përparim në kundërsulmin përreth Bakhmutit - NACIONALE

Ukraina raporton për mbi tri kilometra përparim në kundërsulmin përreth Bakhmutit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet ukrainase raportuan për përparim në kundërsulmin e tyre pavarësisht nga rezistenca e fuqishme e trupave ruse.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, në një konferencë për gazetarë tha: “Është një përparim gradual, por i qëndrueshëm i forcave të armatosura. Në të njëjtën kohë, armiku është duke ndërtuar rezistencë të fortë (në frontin jugor).”

Përreth pikës së nxehtë të vijës së frontit në Bakhmut, “armiku është duke vendosur rezerva shtesë dhe duke u munduar me tërë fuqinë e vet që ta parandalojë përparimin e forcave ukrainase”, sipas agjencisë AFP.

Prapëseprapë, zonja Maliar raportoi për një përparim prej më shumë se tri kilometrash në zonën e Bakhmutit.

Oleksiy Gromov nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se forcat ukrainase kanë rimarrë shtatë vendbanime dhe mbi 100 kilometra katrorë territor.

Në anën tjetër, Rusia pretendon se i ka zmbrapsur të gjitha sulmet ukrainase. Presidenti rus, Vladimir Putin, para pak ditëve pretendoi se forcat ukrainase janë duke humbur më shumë se tre me një përballë trupave ruse.

Lajme të ngjashme