Ukraina mohon përfshirjen në vrasjen e vajzës së aleatit të Putinit: Nuk jemi terroristë
Mes frikës së bomardimi i makinës së të besuarit të Putinit mund të rrisë rrezikun e luftës Rusi-Ukrainë, Ukraina ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Darya Dugina-s, vajzës së aleatit të Putinit, Alexander Dugin.
Këshilltari kryesor i Volodymyr Zelenskiy, Mykhailo Podolyak, përmes një deklarate televizive është shprehur se vendi nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e Dugina-s.
Podolyak u shpreh se: "Unë konfirmoj se Ukraina, natyrisht, nuk kishte asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, si Federata Ruse, dhe për më tepër ne nuk jemi një shtet terrorist".
Nga deklarata e tij, dukej se për këtë vrasje ai fajësoi luftërat e brendshme për pushtet midis "fraksioneve të ndryshme politike" në Rusi, duke sugjeruar se incidenti ishte shpagimi "karmik" për mbështetësit e veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Darya Dugina vdiq pasi i eksplodoi vetura derisa po e ngiste drejt shtëpisë, ka thënë komiteti investigativ i Rusisë. Besohet se babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i cili njihet "truri i Putinit", mund të ketë qenë cak i sulmit.
Dugin është një ultra nacionalist i njohur, i cili mendohet të jetë shumë i afërt me presidentin rus.
Alexander Dugin dhe bija e tij ishin ftuar si mysafirë nderi në një festival afër Moskës, ku filozofi do të jepte fjalim.
Festivali "Tradita" përshkruan veten si festival familjar për artdashësit. Dyshja pritej të udhëtonte bashkë në të njëjtën makinë pas eventit, të shtunën mbrëma, para se Dugin të merrte vendimin të udhëtonte ndaras nga e bija në minutën e fundit.
Pamje të publikuara nga The Sun, duket se tregojnë skenën e automjetit në flakë.
E pas këtij sulmi, vëmendja është kthyer për të gjetur kush fshihet prapa. Denis Pushilin, kryetari i Republikës së vetëshpallur të Donteskut, tashmë ka fajësuar Ukrainën, duke shkruar në 'Telegram': "Terroristët e regjimit ukrainas, duke u munduar të eleminojnë Alexander Dugin, shpërthyen bijën e tij... në një veturë. Ne duartrokasim jetën e Darias, ajo është vajzë e vërtetë ruse.
Propaganda e Kremlinit vazhdimisht nënvizon si Vladimir Putin ka sjellur siguri dhe stabilitet në Rusi pas viteve të 90-a turbulente, kur bombat në makina dhe vrasjet ishin të zakonshme. Por, ky sulm me bombë në kryeqytetin rus i vë hije të keqe këtij narracioni.
Pavarësisht se nuk ka post zyrtar, babai i Darias është një aleat i afërt me presidentin rus, ndërsa bija e filozofit ishte një gazetare e njohur e cila zëshëm përkrahte pushtimin e Ukrainës.
Më herët këtë vit ajo ishte sanksionuar nga autoritetet amerikane dhe britanike, të cilat e akuzuan 30-vjeçaren për kontribut për dezinformata në internet, në raport me pushtimin e Ukrainës.