Çika e njeriut që njihet si ‘truri i Putinit’ vdes pasi i shpërthen eksplozivi në veturë
Çika e një aleati të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin është vrarë në një autostradë afër Moskës.
Darya Dugina vdiq pasi i eksplodoi vetura derisa po e ngiste drejt shtëpisë, ka thënë komiteti investigativ i Rusisë.
Besohet se babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i cili njihet "truri i Putinit", mund të ketë qenë cak i sulmit.
Dugin është një ultra nacionalist i njohur, i cili besohet të jetë shumë i afërt me presidentin rus.
Alexander Dugin dhe bija e tij ishin ftuar si mysafirë nderi në një festival afër Moskës, ku filozofi do të jepte fjalim.
Festivali "Tradita" përshkruan veten si festival familjar për artdashësit. Dyshja pritej të udhëtonte bashkë në të njëjtën makinë pas eventit, të shtunën mbrëma, para se Dugin të merrte vendimin të udhëtonte ndaras nga e bija në minutën e fundit.
Pamje të pa verifikuara të postuara në 'Telegram' duket se tregojnë Dugin duke shikuar i shokuar, derisa shërbimet emërgjente arrijnë në skenë të automjetit në flakë.
'BBC' nuk ka arritur t'i verifikojë këto pamje. Hetuesit konfirmuan se Darya Dugin vdiq në skenë afër fshatit Bolshiye Vyazemy.
Ata thanë se një paisje ishte çkyqur para se të merrte flaka. Ekspertët e forenzikës dhe eksplozivëve kanë filluar hetimet.
Derisa Alexander Dugin nuk ka post shtetëror, ai është figurë simbolike në politikën ruse.
Filozofia e tij kundër-perëndimore, ultranacionaliste është shndërruar në ideologji dominuese në Rusi, dhe një që ka ndihmuar në formësimin e politikave zgjeruese të Putinit përtej kufijve, më së shumti në Ukrainë.
Vëmendja do të kthehet tash për të gjetur kush fshihet prapa sulmit. Denis Pushilin, kryetari i Republikës së vetëshpallur të Donteskut, tashmë ka fajësuar Ukrainën, duke shkruar në 'Telegram': "Terroristët e regjimit ukrainas, duke u munduar të eleminojnë Alexander Dugin, shpërthyen bijën e tij... në një veturë. Ne duartrokasim jetën e Darias, ajo është vajzë e vërtetë ruse.
Incidentet e tilla do t'i bëjnë nervozë zyrtarët në Moskë, sidomos pas disa sulmeve me eksploziv në Krime dhe në regjione ruse afër kufirit me Ukrainën.
Propaganda e Kremlinit vazhdimisht nënvizon si Vladimir Putin ka sjellur siguri dhe stabilitet në Rusi pas viteve të 90-a turbulente, kur bombat në makina dhe vrasjet ishin të zakonshme.
Ky sulm me bombë në kryeqytetin rus i vë hije të keqe këtij narracioni.
Pavarësisht se nuk ka post zyrtar, babai i Darias është një aleat i afërt me presidentin rus.
Bija e filozofit ishte një gazetare e njohur e cila zëshëm përkrahte pushtimin e Ukrainës.
Më herët këtë vit ajo ishte sanksionuar nga autoritetet amerikane dhe britanike, të cilat e akuzuan 30-vjeçaren për kontribut për dezinformata në internet, në raport me pushtimin e Ukrainës.