Ukraina do të marrë tanket e Britanisë në pranverë - NACIONALE

Ukraina do të marrë tanket e Britanisë në pranverë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben WallacE, ka thënë se vendi ka filluar të "ngrohë" linjat e saj të prodhimit për të zëvendësuar armët e dërguara në Ukrainë dhe për të rritur prodhimin e predhave të artilerisë në përpjekje për të ndihmuar Kievin të shtyjë forcat ruse.

Duke folur me ushtarët ukrainas që janë duke u trajnuar për përdorimin e tankeve Challenger të Britanisë së Madhe, ai ka njoftuar se ato do të mbërrinin në Ukrainë, në “pranverë”.

Ndërkohë, në një intervistë me Reuters, Wallace ka thënë se ai besonte që Britania ishte në një vend të mirë për të ndihmuar Ukrainën, por kishte nevojë për të mbështetur sigurimin e armëve.

I pyetur nëse Britania e Madhe kishte kapacitetin tregtar për të vazhduar t'i sigurojë Ukrainës armë të tilla si predha artilerie, ai ka thënë se:

“Ne kemi lidhur kontrata ... Ne kemi filluar që tani të marrim disa dërgesa të tyre për rimbushjen tonë dhe gjithashtu disa prej tyre në Ukrainë.”

Kujtojmë se tanke në Ukrainë, kanë premtuar të dërgojnë edhe ShBA-të, Britania e Madhe, Polonia, Kanadaja, Franca, Norvegjia, Holanda e Spanja. Ndërkohë që, Ukraina ka nisur kërkesat edhe për avionë luftarakë F-16, megjithatë deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive nga Perëndimi.

Lajme të ngjashme