Tym i zi: Kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri
Tym i zi doli nga oxhaku i Kapelës Sistine të mërkurën, duke treguar se kardinalët nuk zgjodhën një Papë të ri në ditën e parë të konklavit.
Nuk ka ende një favorit të qartë për të marrë drejtimin e Kishës Katolike Romake, dhe kardinalët do të vazhdojnë votimin të enjten, në një seri votimesh tepër sekrete, derisa të zgjedhin pasuesin e Papa Françeskut, shkruan CNN.
133 kardinalët votues janë kthyer në rezidencën Santa Marta brenda Vatikanit, ku do të qëndrojnë të izoluar.
Ndërkohë, 1.4 miliardë katolikët e tjerë nëpër botë do të duhet të vazhdojnë pritjen, pa asnjë shenjë për drejtuesin e ardhshëm.