Turqia thotë se në Egjipt do të mbahet samit ndërkombëtar për konfliktin Izrael – Palestinë - NACIONALE

Turqia thotë se në Egjipt do të mbahet samit ndërkombëtar për konfliktin Izrael – Palestinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha të martën se në Egjipt të shtunën do të mbahet një samit i udhëheqësve shtetërorë për të diskutuar rreth konfliktit izraelito-palestinez.

Sipas agjencisë “Reuters”, kryediplomati turk e dha këtë lajm në një konferencë të përbashkët në Bejrut me homologun libanez, Abdallah Bou Habib.

Për më tepër, ministri Fidan tha se Turqia ka zhvilluar bisedime me Hamasin për lirimin e të huajve, civilëve e fëmijëve që po mbahen peng nga ky grup.

Agjencia “Reuters” citoi një burim të Ministrisë së Jashtme të Turqisë se të hënën, ministri Fidan bisedoi me kryetarin e Hamasit, Ismail Haniyeh.

Lajme të ngjashme