Turqia dhe Ukraina do të bashkëpunojnë për të ndërtuar infrastrukturën e shkatërruar nga lufta - NACIONALE

Turqia dhe Ukraina do të bashkëpunojnë për të ndërtuar infrastrukturën e shkatërruar nga lufta

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan ka pasur sot një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, vendi i të cilit është shkatërruar nga lufta me Rusinë.

Pas bisedimeve ku ishte pjesëmarrës edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, Turqia dhe Ukraina kanë arritur disa marrëveshje bilaterale.

Marrëveshja mes Turqisë dhe Ukrainës për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov dhe ai i Tregtisë, Mehmet Mus.

Marrëveshja do të krijojë një Task Force midis dyja vendeve për rindërtimin e Ukrainës.

Task-Forc do të koordinojë rindërtimin e objekteve me rëndësi sociale dhe ekonomike në Ukrainë, si rrugët, urat, infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike, spitalet dhe shkollat.

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Lajme të ngjashme