Trumpi thotë se do të mirëpriste një ofensivë nga grupet opozitare kurde kundër regjimit iranian - NACIONALE

Trumpi thotë se do të mirëpriste një ofensivë nga grupet opozitare kurde kundër regjimit iranian

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do ta mirëpriste nisjen e një ofensive nga grupet opozitare kurde kundër regjimit iranian.

“Mendoj se është e mrekullueshme që ata duan ta bëjnë atë, unë do të isha plotësisht për të” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të ofronin apo kanë ofruar mbulim nga ajri, ai tha: “Nuk mund t’jua tregoj këtë”, por shtoi se objektivi i kurdëve do të ishte “që të fitonin”. “nëse ata do ta bëjnë këtë, kjo është mirë” – tha më tej Trumpi.

Grupet militante kurde të Iranit janë konsultuar ditëve të fundit me Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmet e mundshme ndaj forcave iraniane të sigurisë në pjesën perëndimore të vendit, sipas tri burimeve që kanë njohuri rreth çështjes.

Koalicioni i grupeve kurde iraniane me bazë në kufirin mes Iranit e Irakut, në rajonin gjysmautonom të Kurdistanit irakian kanë zhvilluar trajnime për organizimin e mundshëm të një sulmi me shpresën se do ta dobësonin ushtrinë iraniane, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po godasin caqe iraniane me bomba e raketa.

Trumpi dha shenjë se beson që rruga e rëndësishme detare afër Iranit, Ngushtica e Hormuzit, do të mbetet e hapur.

“Ata nuk kanë marinë. E dini, marina [iraniane] tani është në fundin e detit. Po e përcjell Hormuzin shumë për së afërmi” – tha presidenti amerikan./Nacionale

Lajme të ngjashme