Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte
Presidenti i SHAB-së, Donald Trump, ka kërkuar dorëzim pa kushte të Iranit.
Përmes një postimi në Truth Social ai ja përjashtuar çdo mundësi për një marrëveshje diplomatike me Iranin, e cila do të dërgonte në përfundim të konfliktit.
“Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm, ne, dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm, do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”, ka shkruar ai, duke u shprehur optimist për të ardhmen e Iranit.
“Irani do të ketë një të ardhme të shkëlqyer. Ta bëjmë Iranin përsëri të madh (MIGA)”, ka shkruar ai.