Tragjedi e dyfishtë: Ushtarët e vranë civilin izraelit që ua ktheu zjarrin sulmuesve në Jerusalem - NACIONALE

Tragjedi e dyfishtë: Ushtarët e vranë civilin izraelit që ua ktheu zjarrin sulmuesve në Jerusalem

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia ushtarake e Izraelit do ta hetojë vrasjen e Yuval Castleman-it, civil i armatosur që u qëllua nga një ushtar izraelit gjatë një sulmi në Jerusalem të enjten.

Civili Castleman ishte duke u ballafaquar me dy palestinezë të armatosur, kur ushtarët e identifikuan gabimisht atë si njërin nga sulmuesit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në pamje nga vendi i ngjarjes shihet se edhe pas uljes së armës nga civili izraelit dhe mbajtjes së duarve lart, ai ishte qëlluar nga një ushtar jashtë detyrës.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se njësiti hetues i Policisë Ushtarake – i njohur me akronimin në gjuhën hebraike, Metzach – do të bashkohet në hetimin e policisë dhe shërbimit të inteligjencës, Shin Bet, për këtë rast.

“Forcat Mbrojtëse të Izraelit e shprehin dhimbjen për vdekjen e civilit”- thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Më shumë për këtë rast mund të lexoni në artikullin e djeshëm:

Lajme të ngjashme