Tmerron linguisti amerikan: Rusia po bën luftë shumë më njerëzore në Ukrainë se sa Amerika në Irak - NACIONALE

Tmerron linguisti amerikan: Rusia po bën luftë shumë më njerëzore në Ukrainë se sa Amerika në Irak

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Linguisti dhe filozofi i famshëm amerikan, Noam Chomsky, ka bërë disa deklarata tmerruese për NewStatement duke denoncuar edhe bombardimin e ShBA-ve në Irak, si më çnjerëzor se ai i Rusisë në Ukrainë. Çka tha Chomsky?

94-vjeçari vazhdon të jetë më i zëshëm se asnjëherë dhe së shpejti pritet të publikojë një libër tjetër të titulluar “Autoriteti Jolegjitim”. Në një intervistë të dhënë për New Statement ai ka folur për një mori gjërash, përfshirë edhe për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe politikën e jashtme amerikane në përgjithësi.

Ai denoncoi më tej ShBA-të dhe Britaninë e Madhe se kishin mohuar mundësinë për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Nuk dihet se si shkatërrimi i Ukrainës do ta vë atë në një pozicion më të mirë,” – argumenton z. Chomsky.

Ai megjithatë e quajti të arsyeshëm vendimin për t’i dhënë armë Ukrainës. Chomsky përmendi edhe mundësinë që të ketë luftë nukleare, duke argumentuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Sipas tij, politika amerikane kishte shpërfillur vazhdimisht “vijat e kuqe” të vëna nga Rusia qysh para 30 vitesh.

“Kur ShBA-ja dhe Britania shkojnë në luftë, ato shkatërrojnë gjithçka. Komunikimet, transportin, energjinë,” - argumentoi tutje ai.

“Shikoni numrin e viktimave. Krejt çka di janë shifrat zyrtare... shifrat zyrtare të OKB-së janë për diku 8000 viktima civile (në Ukrainë). Sa ishin viktimat civile kur ShBA-ja dhe Britania sulmuan Irakun?”

Ai këtu përmendi shifrat mes 186 mijë dhe 210 mijë.

“Kjo s’ka ndodhur në Ukrainë.” - pretendon z. Chomsky, duke e thënë haptas se Rusia po luftonte në Ukrainë shumë më njerëzisht se sa ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Këtij lajmi i kanë dhënë jehonë edhe mediet serbe, përfshirë Kosovo-Online, që e ka publikuar një artikull të titulluar: “Chomsky: Rusia sillet në mënyrë më njerëzore në Ukrainë se sa ShBA-ja gjatë luftës në Irak apo Serbi”.

Në fakt, z. Chomsky nuk përmendi gjatë intervistës për New Statement fare Serbinë, megjithëse denoncimi i “stilit të luftës” nga ShBA dhe Britania e Madhe në mënyrë indirekte e sulmon edhe bombardimin në fjalë.

Filozofi amerikan paralajmëroi tutje edhe mundësinë që të kishte një luftë të re në Tajvan, duke akuzuar ShBA-të se po provokoni vazhdimisht Kinën.

Lajme të ngjashme