Ndryshon orari i finales së Kupës FA, mësohet kur do të zhvillohet derbi i Mançesterit - NACIONALE

Ndryshon orari i finales së Kupës FA, mësohet kur do të zhvillohet derbi i Mançesterit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Finalja e Kupës FA mes Manchester Cityt e Manchester United do të luhet me fillim nga ora 16:00, duke ndryshuar nga orari fillestar që ishte.

Edhe vitin e kaluar në finale ishin skuadrat e njëjta, ku Man City fitoi me rezultat 2:1, ndërsa përballja e këtij viti ishte planifikuar të zhvillohej me fillim nga 18:30.

Federata e futbollit në Angli ka thënë se orari ka pësuar ndryshim pasi janë pajtuar me klubet, autoritetet lokale, anëtarët e këshillit sigurues dhe transmetuesve.

City dhe United do të përballen në Wembley Stadium të shtunën e 25 majit.

Herën e fundit skuadra e Pep Guardiolës triumfoi, që më pas përfunduan duke fituar një tripletë, së bashku me Ligë të Kampionëve dhe Premierligë.

Edhe ndeshja e vitit të kaluar ishte zhvilluar me fillim nga ora 16:00 pas këshillave të Policisë, që ishte hera e parë që zhvillohej një finale në atë orar pas 12 viteve.

Lajme të ngjashme