TikTok me kufizime për moshën nën 18 vjeç, aplikacionin mund ta përdorin vetëm 60 minuta në ditë
TikTok është duke vendosur një kufi ditor prej 60 minutash të kohës së kaluar para ekranit, për përdoruesit që janë nën 18 vjeç.
Është bërë e ditur se nëse të rinjt e kalojnë kufirin e kohës, do të duhet të vendosin një kod për të vazhduar përdorimin e aplikacionit për më shumë kohë brenda ditës.
Sipas BBC-së, TikTok ka njoftuar se masa e re do të nisë të zbatohet “në javët e ardhshme”.
Aplikacioni video në pronësi të Kinës ka thënë se ishte duke e bërë ndryshimin në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të “qëndrojnë nën kontroll” të përdorimit, ndërsa ideja ka ardhur pasi vitin e kaluar ishte bërë kërkesë për të inkurajuar adoleshëntët që të menaxhojnë më mirë kohën.
Dihet se përdoruesit e platformës duhet të jenë të paktën 13 vjeç dhe, si pjesë e kësaj veçorie të re që do të shtohet, çdokush nën moshën 18 vjeç do të marrë një njoftim javor me një "përmbledhje të kohës së tyre para ekranit".
Megjithatë, njoftohet se kushdo që zgjedh ta përdorë aplikacionin për më shumë se 60 minuta, do t’u kërkohet nga TikTok që të vendosin një ‘kufi të kohës’ sipas tyre.
Zhvillimi i ri vjen pasi TikTok nën pronësi të ByteDance, është duke u përballur me polemika në lidhje me marrëdhëniet që ka me qeverinë kineze dhe mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.
Kujtojmë se javët e fundit, ShBA dhe qeveria kanadeze kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet qeveritare, nën dyshimin se mund të përdoret nga Kina për të mbledhur informata.

