Thesari: SHBA po shqyrton mundësinë e bllokimit të pagesave të borxhit rus - NACIONALE

Thesari: SHBA po shqyrton mundësinë e bllokimit të pagesave të borxhit rus

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e bllokimit të Rusisë për të paguar zotëruesit e saj të obligacioneve amerikane duke lejuark ështu që të skadojë afati ligjor i cili është javën e ardhshme, ka thënë të martën një zyrtar i administratës amerikane, shkruan Reuters.

Një veprim i këtillë po konsiderohet se mund ta vendosë Moskën më pranë pragut të falimentimit.

Rusia deri më tani ka arritur të kryejë pagesat e saj ndërkombëtare të obligacioneve pavarësisht sanksioneve perëndimore, të cilat kanë komplikuar procesin e pagesës. Rusia ka 40 miliardë dollarë obligacione ndërkombëtare dhe muajin e kaluar bëri një kthesë të vonuar duke bërë pagesa të vonuara për të shmangur dënimet.

Rusia nuk ka dështuar në borxhin e saj të jashtëm që nga pasojat e revolucionit të saj të vitit 1917 dhe ishte vlerësuar me shkallë investimi deri në pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Tani Rusia ka afat deri më 25 maj, kur skadon licenca e SHBA-së që e lejon atë të bëjë pagesa.

Bloomberg News raportoi më herët të martën se administrata e Biden është e gatshme ta lejojë skadimin e afatit ligjor siç ishte planifikuar.

"Është në shqyrtim, por nuk kam vendim tani në këtë moment," ka thënë zyrtari për Reuters. "Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet për të rritur presionin ndaj Putinit."

Bloomberg tha se administrata ka vendosur kundër zgjatjes së afatit si një mënyrë për të mbajtur presionin financiar ndaj Moskës.

Sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë kanë ndaluar transaksionet me institucione ruse si, Ministrinë e Financave, Bankën Qendrore, dhe Fondin Kombëtar të Pasurisë.

Licenca e përgjithshme e përkohshme 9A, e lëshuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit më 2 mars, kishte bërë një përjashtim për qëllimet e "marrjes së interesit, dividentit ose pagesave të maturimit në lidhje me borxhin ose kapitalin".

Kjo licencë e ka lejuar Moskën të vazhdojë të paguajë investitorët dhe të shmangë mospagimin e borxhit të saj qeveritar, dhe ka lejuar investitorët amerikanë të vazhdojnë të arkëtojnë pagesat e obligacioneve.

Licenca skadon më 25 maj, datë kjo pas së cilës Rusia ende do të ketë ende obligacione të jashtme sovrane për të paguar, vlera e të cilave është pothuajse 2 miliardë dollarë, e që duhen paguar para fundit të vitit.

Disa pjesëmarrës të tregut kishin spekuluar se administrata Biden mund të zgjasë afatin e pagesës, në mënyrë që të mos dënoë mbajtësit e obligacioneve amerikane.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së nuk u është përgjigjiur menjëherë kërkesave për koment.

Lajme të ngjashme