Theret për vdekje një mësues në Francë, dy persona plagosen - NACIONALE

Theret për vdekje një mësues në Francë, dy persona plagosen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mësues është vrarë e dy persona të tjerë janë plagosur seriozisht gjatë një sulmi me thikë në një shkollë të Francës, sipas mediave lokale.

“Një operacion policor është zhvilluar në shkollën e mesme “Gambetta” në Arras. Autori është në duart e policisë”- tha ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

Autoritetet lokale konfirmuan se i dyshuari është arrestuar. Mediat franceze raportuan se një mësues ka vdekur, ndërsa disa persona të tjerë janë lënduar, raporton “Sky News”.

Raportohet se nxënësit janë ngujuar në shkollë. Mediat lokale cituan një nxënës të ketë thënë: “Dolëm nga klasa për të shkuar në bufe dhe e pamë djalin me dy thika duke e sulmuar mësuesin, që kishte gjak.”

“Ai u mundua ta qetësonte atë dhe të na mbronte ne. Na tha që të dilnim jashtë, por nuk kuptuam. Ne vrapuam, ndërsa të tjerët u kthyen në katin lart”- shtoi nxënësi.

Lajme të ngjashme