Tërmet në Qipro, dridhjet ndihen edhe në disa pjesë të Libanit - NACIONALE

Tërmet në Qipro, dridhjet ndihen edhe në disa pjesë të Libanit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me fuqi prej 5,3 shkallësh e dridhi Qipron të mërkurën.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme. Dridhjet u ndien edhe në disa pjesë të Libanit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Tërmeti u regjistrua në orën 11 e 32 minuta, 20 kilometra në verilindje të qytetit perëndimor, Paphos, dhe epiqendrën e kishte 15 kilometra nën sipërfaqen e tokës, sipas Departamentit për Analiza Gjeologjike.

Televizioni shtetëror raportoi se ndërtesat publike u evakuuan për një kohë të shkurtër në distriktin Paphos.

Qiproja ndodhet në një zonë sizmike aktive, por tërmetet rrallë shkaktojnë dëme në ishull.

Në njoftimet e publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare thuhet se tërmeti është ndier edhe në disa pjesë të Libanit./Nacionale

Lajme të ngjashme