Një tërmet prej 7.6 ballësh godet Indonezinë
Indonezia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter, raporton EMSC.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Detin Timor dhe u ndje në Indonezi, Timor-Leste, Papua Guinea e Re dhe gjithashtu në Australi.
EMSC raportoi fillimisht se bëhej fjalë për një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, por informacione të reja dolën ndërkohë.
Deri më tani nuk ka asnjë lajm për viktima apo dëme. Shërbimet sizmologjike raportojnë se nuk pritet cunami. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 115 kilometrash. “Tërmeti më i madh që kam ndjerë në Darvin”, tha një banor i qytetit australian të Darvinit në faqen e internetit të EMSC. /Nacionale/