Tensionet me Kinën, Japonia bën gati raketat me rreze të gjatë
Mediat japoneze kanë raportuar se vendi po konsideron vendosjen e 1000 raketave të lundrimit me rreze të gjatë, për të rritur aftësinë e saj kundërsulmuese kundër Kinës.
Duke cituar burime qeveritare, gazeta Yomiuri bëri të ditur se, raketat do të jenë armë ekzistuese të cilat do të modifikohen për të zgjeruar rrezen e tyre nga 100 në 1000 kilometra.
Sipas Yomiuri, armët, që do të lëshohen nga anije ose avionë do të vendosen kryesisht rreth ishujve jugorë Nansei dhe do të jenë të afta të arrijnë në zonën bregdetare të Koresë së Veriut dhe Kinës.
CNN shkruan se në lidhje me këto raportime, përfaqësuesit nga ministria e Jashtme e Japonisë nuk janë përgjigjur ende.
Japonia, e cila e interpreton kushtetutën e saj të pasluftës që ka hequr dorë nga lufta, duke nënkuptuar se mund të përdorë ushtrinë e saj vetëm për vetëmbrojtje, vitet e fundit ka rritur shpenzimet e saj ushtarake dhe ka marrë një strategji më të sigurt. Megjithatë midis kufizimeve të saj për armët që mund të godasin objektiva në tokë të huaj, deri më tani ajo është përmbajtur nga vendosja e raketave me rreze të gjatë.
Kujtojmë se tensionet rajonale janë rritur këtë muaj pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së në Tajvan, Nancy Pelosi.
Një vizitë e padëshiruar nga Kina e cila e konsideron ishullin si të saj, ku menjëherë pas si kundërpëgjigje Pekini nisi stërvitje ushtarake rreth ishullit duke lëshuar raketa pranë Tajvanit dhe në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.