A do të ndryshoj mendimi ynë për universin? Sot NASA publikon pamjet e teleskopit madhështor
Teleskopi Hapësinor James Webb ka udhëtuar afërsisht një milion milje në muaj që kur u nis nga Toka në dhjetor të vtit 2021.
Teleskopi prej 10 miliardë dollarësh tani do të shpenzojë të paktën dekadën e ardhshme duke eksploruar thellësitë e kozmosit dhe duke dërguar fotografi të universit tonë që nga fillimi i tij.

Falë teleskopit hapësinor James Webb, NASA do të zbulojë imazhet më të detajuara të universit të marrë ndonjëherë.
Ja disa fakte që mund të mos i keni hasur ende për teleskopin më të jashtëzakonshëm të ndërtuar ndonjëherë nga NASA:
Webb është një mrekulli inxhinierike që mund të shikojë më thellë në kozmos se çdo teleskop përpara tij, falë pasqyrës së tij masive parësore dhe instrumenteve të fokusuara në infra të kuqe që e lejojnë atë të shohë përmes pluhurit dhe gazit.
"Mund t'u përgjigjet disa pyetjeve që kemi: nga vijmë? Çfarë ka më shumë atje? Kush jemi ne? Dhe sigurisht, do t'u përgjigjet disa pyetjeve që ne as nuk i dimë se cilat janë pyetjet."
Neil deGrasse Tyson
Aftësitë infra të kuqe të Webb-it e lejojnë atë të shohë prapa në kohë deri tek Big Bengu, i cili ndodhi 13.8 miliardë vjet më parë.

Për shkak se universi po zgjerohet, drita nga yjet më të hershme zhvendoset nga gjatësitë e valëve ultravjollcë dhe të dukshme në të cilat u emetua, në gjatësi vale më të gjata infra të kuqe – me të cilat Webb është i pajisur për t'i zbuluar me një rezolucion të paparë.
Teleskopi Hapësinor James Webb do të jetë 100 herë më i fuqishëm se Hubble. Do të ndryshojë mënyrën se si ne e shohim universin, shkruan Nasa.gov. Teknikisht, Teleskopi mund të pikasë detaje të vogla sa një qindarkë në një distancë prej rreth 25 miljesh.
Sipas NASA-s, teleskopi Webb është aq i ndjeshëm ndaj dritës infra të kuqe, saqë do të ishte në gjendje të zbulonte edhe nxehtësinë e lehtë të një grerëze në distancën e hënës.
Aktualisht, vëzhgimet më të hershme kozmologjike datojnë brenda 330 milionë viteve të Big Bengut, por me kapacitetet e Webb-it, astronomët besojnë se do të thyejnë lehtësisht rekordin.

“NASA, në partneritet me ESA (Agjencia Hapësinore Evropiane) dhe CSA (Agjencia Kanadeze e Hapësirës), do të publikojë imazhet e para me ngjyra të teleskopit James Webb dhe të dhënat spektroskopike gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë duke filluar nga ora 10:30 EDT të martën, 12 korrik. Nga Qendra e Fluturimeve Hapësinore e NASA-s Goddard në Greenbelt, Maryland. Të publikuara një nga një, këto imazhe të para nga teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë do të demonstrojnë Webb-in në fuqinë e tij të plotë ndërsa ai fillon misionin e tij për të shpalosur universin infra të kuqe”, thuhet mes tjerash në njoftimin e faqes zyrtare të NASA.
Kurse me zonën tonë kohore, Presidenti Biden, sonte në ora 23:00, do të zbulojë një nga imazhet e para të Webb në një ngjarje paraprake në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
NASA TV do të ofrojë transmetim të drejtpërdrejtë të ngjarjes. Imazhi do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të NASA-s në të njëjtën kohë.
The wait is almost over! 🌟
— NASA Webb Telescope (@NASAWebb) July 11, 2022
The full set of Webb's first images & data will be revealed in less than 2 days. On July 12, watch our broadcast LIVE at 10:30 am ET (14:30 UTC) on any of @NASA’s streaming platforms, including Twitter. Count down with us: https://t.co/CfvDXKW8hG pic.twitter.com/mTnLs8ofdv