Teknologjia bërthamore e ShBA-së në centralin e Zaporizhzhia-s, paralajmërohet Rusia - NACIONALE

Teknologjia bërthamore e ShBA-së në centralin e Zaporizhzhia-s, paralajmërohet Rusia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas një letre që Departamenti Amerikan i Energjisë i ka dërguar firmës shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom muajin e kaluar, raportohet se ShBA e ka paralajmëruar Rusinë që të mos e prekë teknologjinë bërthamore amerikane që ndodhet brenda centralit bërthamor të Ukrainës.

Sipas CNN, në letrën e dërguar që mban datën 17 mars 2023, drejtori i Zyrës së Politikës së Mospërhapjes së Departamentit të Energjisë, Andrea Ferkile, i thotë drejtorit të përgjithshëm të Rosatom se centrali bërthamor Zaporizhzhia në Enerhodar “përmban teknikë bërthamore me origjinë nga ShBA me të dhëna që kontrollohen nga eksporti nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara."

Dihet se mallrat, programet kompjuterike dhe teknologjia i nënshtrohen kontrolleve të eksportit të ShBA-së kur është e mundur që ato të përdoren në një mënyrë që minon interesat e sigurisë kombëtare të vendit.

Letra e Departamentit të Energjisë vjen pasi forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë centralin, i cili është stacioni më i madh bërthamor në Evropë dhe ndodhet në një pjesë të rajonit të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia.

Ndër të tjera, CNN thotë se Departamenti i Energjisë e ka paralajmëruar Rosatom në letër se është "e paligjshme" për çdo qytetar ose subjekt rus të merret me teknologjinë amerikane.

Dijmë se centrali është shkëputur shpesh nga rrjeti elektrik i Ukrainës për shkak të granatimeve intensive ruse në zonë, duke rritur frikën në të gjithë Evropën për një aksident bërthamor. E ndërsa uzina operohet ende fizikisht nga stafi ukrainas, ajo është nën menaxhim të Rosatom.

Është e paligjshme sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara që personat e paautorizuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, qytetarët rusë dhe subjektet ruse si Rosatom dhe filialet e saj, që me vetëdije dhe qëllime të kenë akses, posedim, kontroll apo të eksportoni, ruani, kapni, rishikoni, rieksportoni, dërgoni, transferoni, kopjoni, manipuloni këto teknologji ose të dhëna teknike, ose drejtoni ose autorizoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, pa u bërë marrës të autorizuar nga Sekretari i Departamentit të ShBA-ve,”- është thënë në letër.

Lajme të ngjashme