Të paktën 12 të vrarë nga sulmi rus në Vinnytsia të Ukrainës - NACIONALE

Të paktën 12 të vrarë nga sulmi rus në Vinnytsia të Ukrainës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Raketat ruse kanë goditur disa ndërtesa civile dhe një qendër të kulturës në qytetin qendror ukrainës, Vinnytsia, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë dhe nënën e tij, e duke plagosur deri në 50 të tjerë, thanë mjekët.

Sulmi në qytetin qendror, larg nga vija e frontit, ndodhi në mëngjes, kur rrugët ishin plot njerëz. Duket se nga sulmi u godit edhe një qendër biznesesh. Disa vetura u dogjën dhe tym i madh u pa në vendin e ngjarjes.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesnky, e dënoi sulmin, duke thënë: “Çdo ditë, Rusia e shkatërron popullsinë civile, i vret fëmijët ukrainas dhe i drejton raketat në shënjestra civile, ku nuk ka asgjë ushtarake. Çfarë është kjo, nëse jo akt i hapur terrorizmi? Shtet vrasës, shtet terrorist.”

Guvernatori rajonal, Serhiy Borzov, tha: “Kemi një sulm ajror në Vinnytsia. Ka të vdekur e të plagosur. Numri është duke vlerësuar”, duke shtuar se disa raketa janë penguar.

Sipas disa raportimeve, shtatë raketa, të hedhura nga Deti i Zi, ranë në qytet, ndërsa katër prej tyre u penguan nga sistemi ukrainas i mbrojtjes kundërajrore.

Lajme të ngjashme