Talibanët thonë se nuk dinin që Zawahiri ishte në Kabul: ShBA-ja do të ketë pasoja, nëse kryen sulme me dron prapë - NACIONALE

Talibanët thonë se nuk dinin që Zawahiri ishte në Kabul: ShBA-ja do të ketë pasoja, nëse kryen sulme me dron prapë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Talibanët e kanë bërë komentin e parë zyrtar për vrasjen e udhëheqësit të grupit “Al-Qaeda”, Ayman al-Zawahiri, përmes një sulmi amerikan me dron në Kabul, duke thënë se ata nuk ishin në dijeni për praninë e personit të kërkuar në kryeqytetin afgan.

“Emirati Islamik i Afganistanit nuk ka informata për arritjen dhe qëndrimin e Ayman al-Zaëahirit në Kabul”, thuhet në deklaratën e talibanëve.

Zëdhënësi i këtij grupi, Suhail Shaheen, tha se talibanët janë duke e hetuar incidentin dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të bartin përgjegjësi për pasoja të pasaktësuara, nëse sulme të tilla me dron përsëriten prapë.

Zyrtarët talibanë shtuan se udhëheqësit e qeverisë së përkohshme i kanë udhëzuar agjencitë e hetuesisë dhe inteligjencës që të kryejnë “një hetim gjithëpërfshirës dhe serioz për aspekte të ndryshme të incidentit”.

Administrata afgane tha se nuk ka rrezik për asnjë vend nga talibanët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, pas vrasjes së udhëheqësit të “Al-Qaeda”-s, pas paralajmërimeve se mund të ketë veprime hakmarrëse nga organizatat militante që operojnë kryesisht në Afganistan dhe Pakistan.

Sidoqoftë, talibanët e kritikuan ashpër sulmin me dron, duke thënë se ShBA-ja e pushtoi territorin afgan për ta kryer sulmin ndaj ish-mjekut egjiptian dhe “i shkeli të gjitha parimet ndërkombëtare”.

Vdekja e udhëheqësit të “Al-Qaeda”-s në Kabul ka shkaktuar shqetësime se grupi ishte duke operuar ose të paktën duke u strehuan në territorin e Afganistanit./Nacionale

Lajme të ngjashme