Sulme të reja izraelite godasin Teheranin, ende s’dihen përmasat e dëmit - NACIONALE

Sulme të reja izraelite godasin Teheranin, ende s’dihen përmasat e dëmit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulme të reja izraelite para disa dhjetëra minutash kanë shkundur kryeqytetin iranin, Teheranin – raportoi CNN.

Ende nuk janë saktësuar përmasat e dëmit të këtyre sulmeve.

Sulmet u raportuan në media teksa ministri i ushtrisë izraelite po deklarohej për shtyp duke treguar se goditje të reja janë në zhvillim e sipër.

“Nuk ndalemi së sulmuari as për një moment”, tha ai. “Në këtë kohë, gjithashtu, vazhojmë të sulmojnë disa dhjetëra shënjestra tjera në Teheran”.

Nga sulmet iraniane në Tel Aviv të Izraelit, janë shënuar deri tash 13 viktima – ndërsa në Iran numri i viktimave ka shkuar në 78. Këto shifra, sipas të dhënave zyrtare nga të dyja vendet.

Në anën tjetër, Donald Trump, President i ShBA-së, ka paralajmëruar Iranin të mos paramendojë të godasë caqe amerikane.

Lajme të ngjashme