Sulm para një gjykate në Stamboll, dy të vrarë
Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat përballë në gjykate në Stamboll, tha të martën Ministria e Brendshme e Turqisë.
Dy sulmues, një burrë dhe një grua, hapën zjarr në hapësirën para gjykatës Çaglayan, duke vrarë dy persona e duke plagosur pesë të tjerë, përfshirë tre policë, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
Policia parandaloi një sulm ndaj një pike kontrolli në gjykatë, që dyshohet se ishte caku i vërtetë, sipas ministrit, raporton "Daily Sabah".
Sulmuesit u vranë në vendin e ngjarjes gjatë të shtënave me policinë, shtoi ministri turk, duke shtuar se është duke u zhvilluar një hetim për këtë rast.
Ai tha se autorët janë identifikuar si anëtarë të grupit terrorist të së majtës ekstreme, DHKP-C.
Bugün Çağlayan Adliyesi C Kapısı önündeki kontrol noktasına yönelik terör saldırısı girişimi gerçekleşmiştir.
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) February 6, 2024
Etkisiz hale getirilen E.Y. ve P.B adlı hainlerin DHKP/C terör örgütüne üye oldukları tespit edilmiştir.
Saldırı girişiminde bulunan teröristler etkisiz hale…