Sulm me thikë në Gjermani, të paktën dy të vrarë, policia qëlloi sulmuesin
Të paktën dy persona janë vrarë dhe një është plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Ludwigshafen, tha një zëdhënës i policisë së shtetit Rheinland-Pfalz.
Policia e qëlloi sulmuesin dhe e plagosi, kështu që më pas policët e arrestuan, raporton Deutsche Welle. Motivet pas sulmit janë të panjohura dhe një hetim i gjerë aktualisht është duke u zhvilluar, tha një zëdhënës i policisë.
Aktuell Polizeieinsatz in #Ludwigshafen:
— Polizei Rheinpfalz (@PP_Rheinpfalz) October 18, 2022
Uns wurde ein Messerangriff gemeldet. Der Täter wurde vorläufig festgenommen. Wir sind vor Ort. Es besteht keine Gefahr. Meidet den Bereich bitte um unsere Maßnahmen nicht zu behindern. Wir berichten nach.https://t.co/krCvu4Qmvg pic.twitter.com/mnIQHDS807
"Autori është arrestuar. Jemi në vendngjarje. Nuk ka asnjë rrezik. Ju lutemi - shmangni zonën për të mos ndërhyrë në hetim", tha policia.
Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi sulmi brutal. /Nacionale/