Suedia është paralizuar nga bora e parë e madhe këtë vit
Dëbora e madhe shkaktoi kaos trafiku sot në Suedi.
Në kryeqytetin Stokholm, sasi të mëdha dëbore paralizuan trenat dhe autobusët, ndërsa shumë avionë mund të ngriheshin nga aeroporti i qytetit vetëm me vonesë, e disa nuk mund të ngriheshin fare.
Kushtet e dimrit shkaktuan probleme në rrugë në shumë pjesë të tjera të vendit, paralajmëroi Agjencia Suedeze e Transportit. Tre mijë nxënës në qytetet Trollhättan dhe Vänersborg, në veri të Goteborgut, duhej të ndiqnin shkollën nga distanca të hënën.
"Dëbora nuk do të ndalet"
"Reshjet e borës nuk kanë fund. Dëbora nuk do të ndalet," tha një zëdhënës i autoritetit të transportit për stacionin televiziv suedez SVT, duke shtuar: "Ne do të duhet ta pastrojmë atë përsëri dhe përsëri dhe kështu do të jetë për pjesën tjetër të ditës." /Nacionale/