Suedia e nis gjahun kundër ujqve, synohet përgjysmimi i numrit të tyre - NACIONALE

Suedia e nis gjahun kundër ujqve, synohet përgjysmimi i numrit të tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjahu kundër ujqve në Suedi fillon të enjten, me synimin për ta përgjysmuar popullsinë e kafshës së rrezikuar grabitqare.

Qeveria suedeze e ka dhënë dritën e gjelbër për vrasjen e pesë familjeve të tëra të këtyre kafshëve, gjithsej 30 ujq. Aktivistët për të drejtat e kafshëve thonë se një veprim i tillë është i paligjshëm sipas ligjeve të BE-së. Sipas Konventës së Bernës, specieve të mbrojtura mund t’u shkaktohet zvogëlim i popullsisë nën një nivel të qëndrueshëm, raporton gazeta “The Guardian”.

Popullsia e ujqve në Suedi ra për gati 20 për qind në periudhën 2022 – 2023 dhe tani në këtë shtet ndodhen 375 ujq të regjistruar. Rënia e numrit ka ndodhur për shkak të presionit të shtuar nga gjahtarët dhe Qeveria njoftoi më herët vitin e kaluar se synonte që ta përgjysmonte popullsinë e tyre. 170 ujq do të jetë niveli i ri minimal për “statusin e favorizuar të mbrojtjes”, në vend të shifrës prej 300, sa është tani.

Kritikët thonë se kjo do ta rrezikojë popullsinë e ujqve, e cila historikisht ka pasur një bastion të brishtë në Suedi, pjesërisht për shkak të gjahut. Suedia nuk ka pasur popullsi mbarështuese të ujqve nga viti 1966 deri më 1983 dhe kjo specie është e cilësuar si e rrezikuar në shtetin e Evropës Veriore, sipas listës së kuqe të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Ky plan është pjesë e një trendi më të gjerë, pasi Bashkimi Evropian gjithashtu po e synon lehtësimin e rregullave sa i përket gjahut ndaj ujqve, duke i lejuar shtetet që ta rrisin numrin e lejuar të vrasjes së tyre.

Më herët, anëtarët e Konventës së Bernës kanë votuan për ta ndryshuar statusin e ujqve nga specie “rreptësisht të mbrojtura” në specie “të mbrojtura”. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më 7 mars 2025.

Lajme të ngjashme