Stoltenberg paralajmëron se Kina mund ta kopjojë Rusinë e të pushtojë Tajvanin
Në mes të pretendimeve të ShBA-së se Pekini është duke e mbështetur luftën e Putinit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s ka paralajmëruar se një fitore ruse në Ukrainë do të vendoste një precedent për Kinën për të pushtuar Tajvanin.
Duke folur për median suedeze, Outlet Expressen, Stoltenberg është shprehur se Kina mund të inkurajohet ta pushtojë Tajvanin me forcë, nëse pushtimi i Putinit në Ukrainë do të ketë sukses, nën argumentimin e thjeshtë se “ajo çfarë po ndodh sot në Evropë, mund të ndodhë nesër në Azi”.
“Rezultati i luftës në Ukrainë ndikon në përfundimet që do të nxirren në Pekin. Kjo përfshin Tajvanin,”- është shprehur Stoltenberg.
“Nëse Putin arrin atë që dëshiron me Ukrainën duke thyer ligjin ndërkombëtar dhe duke përdorur forcën ushtarake, atëherë është një mesazh për udhëheqësit e tjerë autoritarë - gjithashtu në Pekin - që ata mund të arrijnë atë që dëshirojnë duke përdorur forcën ushtarake,”- ka shtuar më the ai.
Paralajmërimi erdhi ndërsa Stoltenberg ka pranuar se qyteti i shkatërruar ukrainas i Bakhmut ka të ngjarë të bjerë në duart ruse në ditët e ardhshme pas muajsh luftimesh të ashpra.
Kujtojmë se presidenti autoritar i Kinës Xi Jinping e ka bërë të qartë se ai e konsideron ishullin e Tajvanit si pjesë të Kinës, sipas doktrinës 'një Kinë', ndërkohë që presidentja e zgjedhur në mënyrë demokratike e Tajvanit, Tsai Ing-Wen argumenton se ishulli është një shtet vetëqeverisje, njerëzit e të cilit kundërshtojnë me shumicë ribashkimin me Kinën kontinentale.
Deri më tani Xi ka këmbëngulur që dëshiron të kryejë një 'proces të ribashkimit paqësor', por ka thënë që Kina rezervon të drejtën të përdorë forcën, ndërsa Marina dhe Forcat Ajrore të Pekinit kryejnë rregullisht ushtrime kërcënuese dhe lëshime raketash në ngushticën e Tajvanit.
Megjithëse rrethanat që lidhen me një pushtim të mundshëm kinez në Tajvan mund të krahasoheshin me pushtimin e Rusisë në Ukrainë, të dy konfliktet në realitet do të ishin shumë të ndryshme, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta ekonomike dhe tregtare Taipei dhe Pekinin me shumë kombe perëndimore dhe lidhjet e thella ushtarake që ka Amerika me Tajvanin.
Komentet e fundit të Stoltenberg tensionojnë më shumë marrëdhënien tashmë të tensionuar midis Kinës dhe Perëndimit.

