Shqiptarët bllokuan trafikun në qendër të Londrës me makina të shtrenjta - NACIONALE

Shqiptarët bllokuan trafikun në qendër të Londrës me makina të shtrenjta

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Shumë shqiptarë dolën mbrëmë në rrugët e Londrës për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit të tyre. Video të shumta nga qendra e Londrës tregojnë burra dhe gra në makina të shtrenjta duke valëvitur flamujt shqiptarë.

Ndër makinat e shumta të shtrenjta ishin një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes G-Class, të cilat kushtonin nga 120,000 deri në 160,000 £. Ndërsa shoferët bënin drift me makinat e tyre, vajzat e reja kërcenin në rrugë me fustane tradicionale.

Policia është njoftuar se në rrugë të caktuara po grumbullohej një grup i madh automjetesh. Anëtarët tanë kanë dalë menjëherë në terren për të minimizuar mundësinë e ndërprerjes së qarkullimit”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata shtuan se gjatë aksionit policor është ndaluar një person.

Ndërsa burrat në makina i binin borisë dhe driftonin, vajzat me kostume kombëtare interpretonin valle tradicionale popullore dhe hodhën fishekzjarre. Regjistrimet dhe fotot që u përhapën në rrjetet sociale shkaktuan një reagim të furishëm nga banorët e tjerë të Londrës, shkruan Daily Mail.

Disa banorë janë të zemëruar

“Shqiptarët në Londër që festonin Ditën e Pavarësisë së tyre, bllokuan me egoizëm sheshin Strand dhe Trafalgar, ndërsa njerëzit u larguan nga kinemaja në orën 22:00”, u zemërua një përdorues i Twitter-it. “Një nga arsyet pse m’u desh kaq shumë kohë që të kthehesha në shtëpi dje”, shtoi një përdorues tjetër.

Komentin e tij e bëri edhe Nigel Farage, një politikan britanik dhe një nga ithtarët më të famshëm të Brexit.

"Kjo ishte mbrëmë në Londër. Zoti na ndihmoftë", shkroi Farage në llogarinë e tij në Twitter. /Nacionale/

Lajme të ngjashme