Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Greqi - NACIONALE

Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Greqi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave ditën e martë në Greqi, ka shkuar në 57.

Bëhet e ditur se shifra është konfirmuar nga një mjeke për BBC-në, ndërsa Eleni Zaggelidou, një nga dhjetë mjekët ligjorë që punojnë në hetim, ka bërë të ditur se është marrë AND-ja nga 57 trupa.

Kujtojmë se gjatë ditës në vend ka pasur protesta të shumta, pasi kryeministri grek tha se aksidenti ishte shkak i “një gabimi tragjik njerëzor”.

Ndërkohë, një ministër i qeverisë, është shprehur se masat shtrënguese gjatë krizës ekonomike të Greqisë në vitet 2000, janë ato që kanë kontribuar në mungesën e investimeve në hekurudha.

Duke fajësuar neglizhencën e qeverisë, punëtorët e hekurudhave kanë mbajtur një grevë njëditore ditën e enjte.

Lajme të ngjashme