Shkencëtarët i bien alarmit, valë nxehtësie në të dyja polet e planetit Tokë - NACIONALE

Shkencëtarët i bien alarmit, valë nxehtësie në të dyja polet e planetit Tokë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Valët e të nxehtit në të dyja polet e Tokës po shkaktojnë alarm në komunitetin e shkencëtarëve, që kanë paralajmëruar evente “të paprecedenta” të cilat do të shenjojnë shkatërrime të përnjëherta klimatike.

Temperaturat në Antarktikë kanë arritur nivele rekorde në vikend, me 40 gradë celsius mbi normalen në disa vende.

Në të njëjtën kohë, stacionet e motit në afërsi të polit verior kanë treguar shenja të shkrirjes, me disa temperatura deri në 30 gradë mbi normalen.

Në këtë kohë të vitit, Antarktiku duhej të ftohej me shpejtësi pas verës së tij. Arktiku në anën tjetër që vetëm sa po del nga dimri me ditët që po i zgjaten. Që të dyja polet të tregojnë shenja kaq të përnjëhershme të nxehjes është gjë e paprecedent.

Rritja rapide e temperaturave në të dyja polet është paralajmërim për shkatërrimin e sistemeve klimatike në tokë. Vitin e kaluar, në kapitullin e parë të një studimi mbi shkencën klimatike, Paneli ndër-qeveritar mbi Ndryshimet Klimatike paralajmëroi për shenjat e paprecedenta të ngrohjes, e të cilat po rezultojnë në disa ndryshime që mund të bëhen të “pakthyeshme”.

Rreziku është i dyfishtë: valët e të nxehtit në pole janë shenjë e fortë e rrezikut për njerëzimin; dhe që shkrirja mund të çojë në ndryshime tjera që do ta prishin më tej klimën.

Derisa akujt e detit polar po shkrihen, veçanërisht në Arktik, kjo zbulon detin e zi që absorbon më shumë nxehtësi se sa akull, duke e ngrohur edhe më shumë planetin kësisoj. Shumica e akullit të Antarktikut mbulon tokën, dhe shkrirja e tij e rrit nivelin e detit.

Shkencëtarët kanë paralajmërua që eventet të cilat po na dalin para syve janë “historike”, “të paprecedenta” dhe “dramatike”.

The Associated Press kishte raportuar se një stacion moti në Antarktikë e kishte kaluar rekordin e ngrohjes për 15 gradë celsius.

Postimin origjinal në The Guardian mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme