Shkencëtarët amerikanë njoftojnë për zbulimin epokal në energji nukleare të fuzionuar - NACIONALE

Shkencëtarët amerikanë njoftojnë për zbulimin epokal në energji nukleare të fuzionuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zhvillim epokal sapo është njoftuar nga shkencëtarët amerikanë në garën e tyre për të rikrijuar fuzionimin nuklear.

Artikull i përkthyer nga BBC.

Fizikanët kanë përcjellur teknologjinë për dekada me radhë pasi premtonte një burim të mundshëm për energji të pasur gati pa limit.

Të martën, shkencëtarët konfirmuar se e kishin tejkaluar një pengesë tepër të madhe – prodhimi i më shumë energjie nga eksperimenti i fuzionimit se sa energjia që ishte vendosur në të.

Por, ekspertët kanë thënë se ende ka rrugë përpara para se fuzionimi të zbatohet.

Eksperimenti ndodhi në Laboratorin Kombëtar Livermore në Kaliforni.

Fuzionimi nuklear është përshkruar si “grali i shenjtë” i prodhimit të energjisë.

Ajo funksionon duke marrë pjesë të atomeve të dritës dhe duke i shtyrë ato së bashku – që shkakton këtë fuzion dhe liron shumë energji.

Është e kundërta e ndarjes nukleare, ku atomet e rëndë ndahen. Pikërisht ndarja është teknologjia që përdoret aktualisht në centralet bërthamore, por procesi po ashtu prodhon shumë humbje që vazhdojnë të lëshojnë rrezatim për kohë të gjatë. Këto mbetje janë të rrezikshme dhe duhen të deponohen nën masa të rrepta sigurie.

Fuzionimi nuklear prodhon dukshëm më shumë energji, dhe dhumë më pak mbetje radioaktive që edhe ashtu nuk ka jetëgjatësi ët madhe. Dhe më e rëndësishmja, procedi nuk prodhom emetime të gazrave serë dhe prandaj nuk i kontribuon ngrohjes globale.

Por, një prej sfidave është që mbajtja e elementeve së bashku në fuzionim kërkon temperatura dhe shtypje shumë të larët. Deri tash, asnjë eksperiment nuk ia ka dalur mbanë që të prodhojë më shumë enegji se sa sasia që është vendosur për ta bërë që të funksionojë.

Eksperimenti në Kaliforni ka kushtuar 3.5 miliardë dollarë.

Ajo vendos një sasi të vogël të hidrogjenit në kapsulë shumë të vogël. Më pas një llaser i fuqishëm me 192 rreze përdoret për të nxehur dhe kompresuar lëndën me hidrogjen.

Llaseri është aq i fuqishëm sa mund të nxehë kapsulën deri në 100 milionë gradë celsius – më nxehtë se sa qenra e Diellit, dhe më pas ta kompresojë atë 100 miliardë herë më shumë se atmosfera e tokës.

Nën këto forca, kapsula fillon në vetëvete të shpërthejë, duke i detyruar atomet e hidrogjenit që të shkrihen dhe të lirojnë energji.

Sasia e energjisë që u gjenerua nga ky eksperiment është e vogël – por e mjaftueshme për të nxehur disa kazanë të vegjël. Megjithatë, ajo që përfaqëson është e jashtëzakonshme për shkencëtarët – dhe për mbarë njerëzimin - që kanë kaluar kohë të madhe duke punuar në këtë teknologji.

Premtimi për një të ardhme me energji të fuzionuar është një hap më afër.

Lajme të ngjashme