Shikoni se çfarë ndodh kur goma arrin shpejtësinë 1,332 km/h
Sado e qëndrueshme të jetë goma e veturës suaj, ka gjithmonë një kufi. Në këtë video të kanalit rus të YouTube Garage 54, mekanikët e çmendur që njohim, duan të na tregojnë se çfarë ndodh kur rrotulloni një gomë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Për ta arritur këtë, ata ndërtojnë një pajisje testimi me porosi nga një Toyota V6 2.5 litra me 200 kuaj fuqi që rrotullon rrotat me shpejtësi ekstreme.
Mekanikët e çuan pajisjen e tyre të personalizuar në një poligon aty pranë për hir të sigurisë dhe montuan një gomë 235/40R18, e cila mund të tolerojë shpejtësi deri në 300 km/orë.
Ky doli të ishte një numër mjaft qesharak kur mendoni për shpejtësinë që ata arritën në fund.
Mekanikët thonë se goma arriti një shpejtësi maksimale prej 828 (1,332 km/h), ndërsa, sipas llogaritjeve të The Drive, goma arriti një shpejtësi maksimale në rrugë prej 789 mph (1,269 km/h). Pavarësisht se cili prej tyre është i vërtetë, numrat janë ende të çmendur dhe duhet ta shihni me siguri se çfarë ndodh në video. Kënaquni! /Nacionale/