Shikoni momentin kur era e fuqishme largon çatinë nga një ndërtesë në Slloveni
Një stuhi e fortë goditi dje Slloveninë.
Mediat lokale raportuan se në kryeqytetin e Lubjanës, era po frynte mbi 100 kilometra në orë dhe disa persona u plagosën lehtë.
Sllovenia N1 raporton se zjarrfikësit kanë dalë për 23 intervenime dhe komandanti i tyre Robert Okron tha se të gjithë zjarrfikësit nga Lubjana janë në terren.
Në një nga ndërtesat e banimit në qendër të Kranjit, afër stacionit kryesor të autobusëve, nga një erë e fortë çatia u hoq nga ndërtesa, raporton 24ur.
Dëme janë shkaktuar edhe në një objekt tjetër ku është hedhur çatia, njofton UP Kranj.
Të paktën trembëdhjetë njerëz vdiqën dje nga stuhitë e fuqishme në Evropë. Ndër të vdekurit ishin edhe tre fëmijë. Më të goditurat ishin Korsika, Italia, Sllovenia, por edhe pjesë të Gjermanisë. Hamburgu u përmbyt nga shiu i dendur. Ndryshimi po vjen edhe në Ballkan ku ndër më të goditurat pritet të jetë Kroacia.
Stuhi dhe erëra të forta goditën ishullin francez të Korsikës. Të paktën gjashtë persona u vranë. Një pemë ra mbi një vajzë 13-vjeçare në kampin në Sagon në bregun perëndimor të ishullit. Në jug të ishullit, një grua 72-vjeçare u vra kur çatia e një shtëpie në plazh ra mbi makinën e saj. Vdiq edhe një grua me kajak, një peshkatar dhe dy persona të tjerë. /Nacionale/