SHBA: Putini është i dëshpëruar, lëvizjet e tij janë krejtësisht irracionale - NACIONALE

SHBA: Putini është i dëshpëruar, lëvizjet e tij janë krejtësisht irracionale

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përshkruar sulmet e fundit ruse në Ukrainë si një shenjë tjetër të "dëshpërimit" të presidentit rus Vladimir Putin. Blinken i bëri komentet e tij në një intervistë me George Stephanopoulos, e cila u transmetua në ABC.

I pyetur nëse Putin po përgatitej për "luftë të plotë", Blinken tha se "ne jemi shumë afër këtij skenari". I pyetur nëse presidenti rus veproi në mënyrë racionale, ai tha se “qëllimet e Putinit nuk janë racionale”.

"Ne kemi qenë shumë të qartë me Presidentin Putin drejtpërdrejt dhe privatisht për pasojat e rënda që do të pasonin për çdo përdorim të armëve bërthamore", tha Blinken kur u pyet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore kundër Ukrainës.

"Për momentin, ne nuk shohim asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë bërthamor", shtoi ai.

Lajme të ngjashme