ShBA: Putini do ta vazhdojë luftën në Ukrainë, ndoshta për shumë vite
Sipas një raporti të vlerësimit të kërcënimit vjetor nga komuniteti i inteligjencës amerikane, besohet se Rusia "ndoshta nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me forcat e ShBA-së dhe NATO -s, por ekziston mundësia që kjo të ndodhë".
"Udhëheqësit rusë deri më tani kanë shmangur ndërmarrjen e veprimeve që do të zgjerojnë konfliktin e Ukrainës përtej kufijve të Ukrainës, por rreziku për përshkallëzim mbetet i rëndësishëm,"- thuhet në raport, sipas CNN.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines ka thënë para Kongresit se lufta në Ukrainë është bërë një "luftë tërheqëse e rëndë në të cilën asnjëra palë nuk ka një avantazh përfundimtar ushtarak", por ka shtuar se presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë ta vazhdojë luftën, ndoshta për vite me radhë.
"Ne nuk e parashikojmë që ushtria ruse të rikuperohet sa duhet këtë vit për të fituar përfitime të mëdha territoriale, por Putini ka shumë të ngjarë të llogarisë kohën në favor të tij, dhe se zgjatja e luftës duke përfshirë edhe pauza të mundshme në luftime mund të jetë rruga e tij më e mirë e mbetur për të përfunduar sigurimin e interesave strategjike të Rusisë në Ukrainë, edhe nëse do të duhen vite,"- është shprehur Haines.
Të mërkurën, para Komitetit të Inteligjencës së Senatit kanë dëshmuar, Haines dhe zyrtarët e tjerë të lartë të inteligjencës - Drejtori i CIA -s William Burns, Drejtori i FBI Chris Wray, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Gjeneral Lt. Scott Berrier dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Gjeneral Paul Nakasone.

