Von der Leyen i nderon gratë e Ukrainës për 8 Mars: Ato janë frymëzim për të gjithë ne
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një fjalimi në Kuvendin e Kanadasë, i ka nderuar gratë e Ukrainës me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke thënë se ato janë frymëzim për të gjithë.
“Kur ndodhi pushtimi i parë rus, grave nuk u lejohej kryerja e detyrave ushtarake, por ato s’u mërzitën dhe filluan që t’i bashkoheshin ushtrisë. Këto gra, gjithashtu, thyen një tavan xhami mu mbi kokat e pushtuesve rusë”- deklaroi zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian.
“Një grua ukrainase, mbi të gjitha, është bërë simbol global. Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, qëndroi në Kiev në orën më të errët. Bashkë me burrin e saj, ajo është emblemë e guximit të popullit ukrainas”- shtoi Von der Leyen, e cila vazhdimisht i ka dhënë përkrahje të fuqishme Ukrainës, madje duke vizituar edhe vende ku janë vrarë civilë.
“Këto gra janë frymëzim për të gjithë ne dhe unë dëshiroj që t’i nderojmë ato”- tha presidentja e Komisionit Evropian, duke nxitur ngritje në këmbë e duartrokitje nga deputetët kanadezë.
On #IWD2023 I honour the women that are an inspiration to us all.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 8, 2023
The women of Ukraine.
Those who, by joining the army, smashed a glass ceiling over the head of the Russian invaders,
And those who have become unbreakable forces for good, like @ZelenskaUA pic.twitter.com/ltGKxbkxQy
