Von der Leyen: Ukraina po lufton për vlerat tona, duhet të fitojë - NACIONALE

Von der Leyen: Ukraina po lufton për vlerat tona, duhet të fitojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para një samiti BE – Ukrainë, që mbahet javën e ardhshme, se Ukraina e ka përkrahjen e pakusht të Bashkimit Evropian dhe se ky shet duhet të ngadhënjejë kundër sulmeve ruse për t’i mbrojtur vlerat evropiane.

“Ne qëndrojmë në anën e Ukrainës pa asnjë “nëse” e “por”- tha zyrtarja e lartë evropiane në një fjalim të mbajtur të shtunën në një tubim të partisë së saj, CDU, në Dusseldorf të Gjermanisë, raporton agjencia "Reuters".

“Ukraina është duke luftuar për vlerat tona të përbashkëta, është duke luftuar për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe, për këtë arsye, Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”- tha ajo.

Zonja Von der Leyen dhe komisionarët e BE-së planifikojnë që ta mbajnë samitin BE – Ukrainë më 3 shkurt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ka siguruar premtime për furnizimin e vendit të tij me tanke amerikane, gjermane e britanike, ka bërë thirrje që Perëndimi t’i dhurojë Ukrainës edhe aeroplanë luftarakë e raketa me rreze të gjatë veprimi.

Megjithatë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Bistorius, e ka përjashtuar mundësinë që Berlini t’i dërgojë Kievit aeroplanë luftarakë.

Gjermania ka ngurruar për t’i dhuruar edhe tanke Ukrainës dhe ka pritur derisa një premtim të ngjashëm dhanë edhe Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme