Thuhet se Orbani e ka quajtur Ukrainën “tokë e askujt”, reagon ashpër Kievi - NACIONALE

Thuhet se Orbani e ka quajtur Ukrainën “tokë e askujt”, reagon ashpër Kievi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës do ta thërrasë në takim ambasadoren e Hungarisë në Kiev për t’u ankuar para saj për komentet “tërësisht të papranueshme” të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për Ukrainën, tha Kievi të premten.

Ky reagim shënon një nivel të ri të ulët të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje. Hungaria vazhdimisht i ka kritikuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, duke thënë se ato kanë dështuar që ta dobësojnë Moskën kuptimisht, përderisa përbëjnë rrezik për ta shkatërruar ekonominë evropiane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, duke shkruar në “Facevook”, tha se Orbani u ka thënë gazetarëve se Ukraina është tokë e askujt dhe se e ka krahasuar me Afganistanin, raporton agjencia “Reuters”.

“Deklarata të tilla janë tërësisht të papranueshme. Budapesti është duke vazhduar një drejtim të qëllimshëm me synimin për t’i shkatërruar marrëdhëniet hungarezo-ukrainase”- shkroi zëdhënësi ukrainas.

“Ambasadorja hungareze do të thirret në Ministrisë e Jashtme ukrainase për një diskutim të hapur. Ne e rezervojmë të drejtën për të marrë masa të tjera si kundërpërgjigje”- thuhet më tej në reagimin e zëdhënësit Nikolenko.

Lajme të ngjashme