ShBA njofton ndihmë të re prej 2.17 miliardë dollarësh për Ukrainën - NACIONALE

ShBA njofton ndihmë të re prej 2.17 miliardë dollarësh për Ukrainën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Administrata Biden ka njoftuar një paketë të re sigurie për Ukrainën me vlerë 2.17 miliardë dollarë, në të cilën për herë të parë do të përfshihen raketa me rreze më të gjatë.

Kjo ndihmë, tërheq 425 milionë dollarë nga stoqet ekzistuese të Departamentit të Mbrojtjes dhe 1.75 miliardë dollarë në fondet e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, ndërsa shënon një total prej 29.3 miliardë dollarë që i janë dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Njoftimi i fundit vjen pasi lufta në Ukrainë po i afrohet 1-vjetorit, me shqetësime të ngritura për një ofensivë ruse në pranverë.

Kujtojmë se ndihmë për vendin në luftë gjatë ditës ka premtuar edhe s hefi i BE-se, Charles Michel, i cili tha se 18 miliardë euro për Ukrainën tashmë ishin planifikuar për vitin 2023, ndërsa edhe nënpresidenti i Komisionit të BE-së Josep Borrell, ka konfirmuar sot një paketë prej 25 milionë eurosh për çminimin humanitar në Ukrainë.

Lajme të ngjashme