ShBA: Imazhe që tregojnë shkatërrimin nga uragani Ian
Uragani Ian - një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit - ka shkaktuar dëme të mëdha pasi kaloi nëpër Karaibe në Florida.
Raportet lokale thonë se mijëra njerëz janë në pritje të shpëtimit dhe të paktën 20 njerëz kanë vdekur - me frikën se numri mund të rritet. Ndërsa, analiza satelitore sugjeron se më shumë se 80,000 prona janë prekur nga përmbytjet.
Pas arritjes në Florida, Ian u zvogëlua duke u kthyer në një stuhi tropikale, por ndërsa u zhvendos në Oqeanin Atlantik, rifitoi forcën e uraganit dhe po shkon drejt Karolinës së Jugut dhe Gjeorgjisë - ku disa njerëz kanë ikur nga zonat e ulëta në tokë dhe komunitete të tjera janë të përgatitur për erëra të forta, shira të dendur dhe përmbytje.