SHBA emëron ambasadorin e parë në Arktik për shkak të rusëve
Shtetet e Bashkuara planifikojnë të emërojnë një ambasador për Arktikun, një vendim që vjen në një kohë të rritjes së aktivitetit ushtarak rus në rajon.
Ambasadori duhet të emërohet për të çuar përpara politikën e SHBA në rajonin e Arktikut, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Vedant Patel.
Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për Kinën dhe interesin e saj në rajonin e Arktikut.
Ambasadori i ri i SHBA-së do të punojë me shtatë vende të tjera të Arktikut - Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë - si dhe me grupe indigjene dhe grupe të tjera interesi, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.
Paqja dhe stabiliteti në rajon janë të "rëndësi strategjike kritike" për Shtetet e Bashkuara dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken e konsideron atë një përparësi, tha Patel.
Blinken së shpejti do të emërojë një ambasador, emërimi i të cilit duhet të miratohet nga Senati.
Njoftimi për emërimin e ambasadorit vjen në një kohë kur Rusia po rrit praninë e saj pranë Polit të Veriut dhe Kina po ndërton stacione kërkimore në Arktik.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitoi rajonin Arktik të Kanadasë të premten dhe tha se aftësitë e Rusisë në veri janë një sfidë strategjike për NATO-n.
Ai gjithashtu paralajmëroi se Rusia dhe Kina po formojnë një partneritet strategjik Arktik që vë në pikëpyetje vlerat dhe interesat e NATO-s. /Nacionale/