Scholzi del me një paralajmërim për Izraelin, kërkon zgjidhje me dy shtete - NACIONALE

Scholzi del me një paralajmërim për Izraelin, kërkon zgjidhje me dy shtete

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e kritikoi të shtunën politikën e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe e përsëriti thirrjen për zgjidhje me dy shtete mes Izraelit e palestinezëve.

“Nuk duam asnjë vendbanim të ri në Bregun Perëndimor, [nuk duam] dhunë nga kolonët kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor”- tha kancelari gjerman gjatë një vizite në Brandenburg, në lindje të Gjermanisë.

Ai shtoi se rezultati më i mirë për izraelitët dhe palestinezët mbetet zgjidhja me dy shtete, raporton agjencia “Reuters”.

Më tej, kancelari Scholz paralajmëroi për tërheqje të përkrahjes së Gjermanisë ndaj politikanëve izraelitë që distancohen nga kjo politikë.

“Nëse disa në politikën izraelite e distancojnë veten nga kjo, ne nuk do t’i përkrahim ata”- tha ai.

Gjermania është mbështetëse e palëkundur e Izraelit dhe i ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim, ndonëse i ka përkrahur dërgimin e ndihmave në Gaza dhe “pauzat humanitare”, raporton agjencia “Associated Press”.

Lajme të ngjashme