Scholz kritikohet ashpër pasi pretendohet se krahasoi aktivistët e klimës me nazistët - NACIONALE

Scholz kritikohet ashpër pasi pretendohet se krahasoi aktivistët e klimës me nazistët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kancelari gjerman Olaf Scholz po përballet me kritika pasi dyshohet se ka krahasuar aktivistët e klimës me nazistët gjatë një fjalimi të dielën, një akuzë që zyra e tij po e mohon.

Vërejtjet kishin në shënjestër aktivistët e klimës, të cilët ndërprenë fjalimin e kancelarit në konferencën vjetore të Kishës Katolike Gjermane, duke u përpjekur të ngjiteshin në skenë.

“Do të them shumë sinqerisht: Këto inskenime me njerëz të veshur me të zeza në evente të ndryshme nga të njëjtët njerëz, më kujtojnë një periudhë që ka kohë që ka ikur – fatmirësisht”, komentoi ai. “Unë kam qenë gjithashtu në ngjarje më parë ku pesë persona ishin ulur atje, të gjithë të veshur njësoj, të gjithë kishin një qëndrim të ushtruar dhe ata përsërisin të njëjtën gjë çdo herë,” shtoi ai.

Një numër vëzhguesish e kuptuan referencën e Scholz-it për "një kohë fatmirësisht të shkuar" si referencë ndaj sundimit të nacionalsocialistëve mbi Gjermaninë. Megjithatë, Scholz nuk specifikoi se për cilën periudhë kohore po fliste.

Kjo pikëpamje u nda nga Luisa Neubauer, fytyra më e spikatur e lëvizjes rinore të klimës ‘Të Premtet për të Ardhmen në Gjermani’.

"Scholz po i krahason aktivistët e klimës me nazistët," shkroi ajo në Twitter të hënën (30 maj). Ajo gjithashtu akuzoi Scholz-in për banalizimin e sundimit nazist dhe, "paradoksalisht, edhe krizën klimatike, së bashku me të".

I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për shtyp të hënën (30 maj), një zëdhënës i qeverisë tha se vërejtja nuk kishte për qëllim t'i referohej Nacional Socializmit, por refuzoi të përgjigjet se çfarë i referohej Scholz në vend të kësaj.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës Arsimore Anne Frank, Meron Mendel, kritikoi gjithashtu Scholz-in, duke thënë se "ndërlidhja me epokën naziste është e dukshme". Në një intervistë për portalin e lajmeve online Buzzfeed, Mendel i bëri thirrje Scholz-it të jepte sqarime se çfarë donte të thoshte në të vërtetë.

Lajme të ngjashme