Rusia thotë se ka rrëzuar aeroplanin që po transportonte armë perëndimore
Rusia thotë se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak ukrainas për të cilin thotë se mbante një ngarkesë armësh të dërguar nga vendet perëndimore.
Sulmi ndodhi jashtë qytetit të Odessa në jug-perëndim të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor, Igor Konashenkov.
Lajmi nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe nuk është e qartë nëse ka viktima.
Gjenerali Konashenkov pohoi gjithashtu se në 24 orët e fundit, njësitë ajrore ruse kishin goditur dhjetëra lokacione ku ishin të përqendruara trupat dhe pajisjeve ushtarake ukrainase.