Rusia thotë se ka penguar një aeroplan gjerman mbi Detin Baltik
Rusia tha të mërkurën se një aeroplan luftarak rus i tipit Su-27 ka penguar një aeroplan gjerman që po i afrohej hapësirës ajrore ruse mbi Detin Baltik.
“Një aeroplan luftarak Su-27 i Distriktit Ushtarak Perëndimor u ngrit në qiell për ta identifikuar cakun ajror dhe për të parandaluar një shkelje të kufirit shtetëror të Federatës Ruse”- thuhet në një deklaratë të Qendrës Kombëtare për Kontrollimin e Mbrojtjes Shtetërore.
Në deklaratë thuhet se aeroplani luftarak rus e identifikoi aeroplanin e huaj si aeroplan për kontrollimin e bazës, i tipit “R-3C Orion” i forcave detare gjermane, por më vonë u kthye në bazë, pasi aeroplani gjerman u tërhoq nga trajektorja e vet.
Sipas njoftimit, aeroplani gjerman nuk e ka shkelur kufirin shtetëror të Rusisë, raporton agjencia “Anadolu”.
“Aeroplani luftarak rus bëri një fluturim në përputhje të prerë me rregullat ndërkombëtare për shfrytëzimin e hapësirës ajrore mbi ujëra ndërkombëtare pa kapërcyer asnjë rrugë ajrore ose pa iu afruar në mënyrë të rrezikshme asnjë aeroplani të një shteti të huaj”- thuhet më tej në deklaratë.
