Rusia sulmon sërish në Kherson, 10 të vdekur e 18 të plagosur - NACIONALE

Rusia sulmon sërish në Kherson, 10 të vdekur e 18 të plagosur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyartarët ukrainas kanë njoftuar se në sulmet e fundit të Rusisë në Kherson, kanë mbetur të vrarë të paktën 10 persona.

Është bërë e ditur se shpërthimet kanë dëmtuar edhe ndërtesa banimi e administrative në zonat qendrore të qytetit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se në zonën e sulmuar nuk kishte objekte ushtarake.

Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Rusia që nga pushtimi, është çlirur nga Ukraina muajin e kaluar, e që atëherë është bërë shpesh shënjestër e forcave ruse të pozicionuara në anën tjetër të lumit Dnipro.

Duke shkruar në Telegram, Zelensky i ka përshkruar sulmet si, "vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë". Edhe pse Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilë në sulmet e saj.

Sulmet e sotme erdhën pikërisht 10 muaj pas fillimit të pushtimit rus, ndërsa u bë e ditur se veç 10 viktimave edhe 18 persona të tjerë janë në gjendje kritike, për shkak të plagëve të marra.

Lajme të ngjashme