Kreu i grupit mercenar rus filmohet duke rekrutuar të burgosurit për luftë në Ukrainë - NACIONALE

Kreu i grupit mercenar rus filmohet duke rekrutuar të burgosurit për luftë në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shefi 61-vjeçar i grupit famëkeq Wagner, Yevgeny Prigozhin është filmuar fshehurazi duke u ofruar falje kriminelëve të burgosur në Rusi, nëse mund të mbijetojnë gjashtë muaj duke luftuar në Ukrainë.

Në videon e publikuar online, Prigozhin u thotë të burgosurve se në rast se kapen në Ukrainë, ata duhet të vrasin veten duke mbajtur një granatë për armikun dhe një për veten e tyre.

Ndërsa Kremlini rrit rekrutimin e të burgosurve pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër ushtrisë së Ukrainës në lindje, video më tej tregon Prigozhin duke u thënë kriminelëve se mund të bëhen heronj lufte ose të pushkatohen si dezertorë.

"Kjo është një luftë e vështirë, as afër atyre si [Çeçenia] dhe të tjerave," dëgjohet ai të thotë në video.

"Konsumimi im i municioneve është dy herë e gjysmë më i lartë se në betejën e Stalingradit, ku pati pothuajse dy milionë viktima," thotë më tej ai.

Fjalimi i tij i mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Mordovia, një rajon i ish-kampeve të burgut Gulag, tregon se si Prigozhin, i njohur si 'kuzhinieri' i Vladimir Putinit, i cili kohët e fundit u bë Hero i Rusisë për besnikërinë e tij, u ofron vrasësve, abuzuesve seksualë dhe hajdutëve liri të menjëhershme dhe falje nga Putini nëse mbijetojnë gjashtë muaj në luftën e përgjakshme në Ukrainë.

Në pamje, ai duket që u thotë se, “ata që vdesin do të varrosen si heronj', ndërsa urdhëron ata që kapen nga Ukrainë të vrasin veten.

Poashtu, ai u bën të ditur të burgosurve se nëse ka nga ata që do të dezertojnë, ata do të ekzekutohen menjëherë me një plumb në kokë.

Një videon e filmuar tregohet Prigozhin, duke pranuar se ai përfaqëson ushtrinë private Wagner, të dërguar nga Putin në Ukrainë. Edhe pse më parë ai ka mohuar çdo lidhje me Wagner-in, në pamje thotë se:

"Unë jam përfaqësues i një kompanie private lufte, ndoshta e keni dëgjuar emrin - Wagner Group".

Si përfundim, Prigozhin tregon se mosha minimale që mund të bëhet pjesë e grupit është 22 ndërsa ajo maksimale 50.

Sipas informacioneve të tjera, multimilioneri Prigozhin – i besuari i Putini është edhe pas të ashtuquajturave “fabrika trollash”, që shpërndajnë propagandë brenda dhe jashtë Rusisë.

Lajme të ngjashme